TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
San Paolo, qyteti më i madh dhe më i populluar në Brazil ka ngritur një task-forcë për planifikimin e varreve pas numrit në rritje të vdekjeve nga koronavirusi për të shmangur një kolaps të ngjashëm me atë që ndodhi në varrezat e Nju Jorkut.
Qindra gropa u hapën në varrezat e Vila Formosa, më e rëndësishmja në metropol, për të përballuar rritjen e vdekjeve. Skenari i njëjtë pritet të zbatohet edhe në Manaus, kryeqytetin e Amazon.
"Çështja e varrosjes është një sfidë, ne duam të jemi të përgatitur në mënyrë që njerëzit të kenë një varr të mirë," tha Bruno Covas, kryebashkiaku i Sao Paulos.
Sipas mediave braziliane, gjysma e varrimeve në Sao Paulo kanë të bëjnë me njerëzit që vdiqën nga Covid-19. Sao Paulo është qyteti më i prekur nga pandemia në Brazil.
Varret masive në Manaus u njoftuan mes lotësh nga kryetari i Komunës së Manaus, Arthur Virgilio Neto : "Ne nuk po përjetojmë një emergjencë, por një fatkeqësi natyrore".
Kryeqyteti amazonian ka qindra e qindra të infektuar, me ato pak vende të kujdesit intensiv të rezervuar plotësisht.
"Ne jemi në kolaps, mjekët duhet të zgjedhin se kush duhet të shpëtojë në bazë të moshës, ne jemi barbarë, " tha Virgilio, i cili nisi një apel për qeverinë e Brazilit.
"Amazon ka nevojë për ndihmë, ne kemi nevojë për vullnetarë, mjekë, infermierë dhe pajisje."
