TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Infermieria e spitalit të Brescias, Lidia Liotta ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. 55-vjeçarja punonte në një azil të moshuarish në Predore, dhe ishte infektuar që në fund të shkurtit .
Edhe pse e infektuar, Lidia vijonte të punonte duke asistuar të gjithë të moshuarit e infektuar, edhe pse vetë nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ajo po luftonte me gjithë fuqinë e saj,”-thotë familjarët e saj. Ditët e fundit, ajo ishte shtruar në kujdesin intensive, dhe ndërroi jetë për shkak të një hemoragjie të trurit duke lënë pas bashkëshortin dhe vajzën e saj 20-vjeçare.
Në të njëjtin spital ku ndërroi jetë infermierja Lidia, po shpërbejnë 30 mjekët dhe infermierët shqiptarë të dërguar në Itali. Sapo mbërritën, ata u caktuan që të punonin në Brescia, e cila është një nga zonat më të prekura nga pandemia në Itali.