BOTA, 19 Prill 2020, 13:55

S’kanë fund telashet për italianët! Pas koronavirusit, ‘zgjohet’ dhe vullkani Etna, dridhet toka e qielli mbushet me tym

S’kanë fund telashet për italianët! Pas koronavirusit,


Mesa duket telashet nuk paskan pasur të sosur për Italinë. Pas luftës me koronavirusit, tani italianët duhet të shqetësohen edhe për një tjetër problem. Mëngjesin e sotëm, vullkani i vetëm aktiv në Itali, ai Etna duket se është ‘zgjuar’ duke lëshuar llavë dhe duke shkaktuar lëkundje të tokës.

Zona përreth vullkanit është e gjitha e shkretuar kështu që nuk përbën asnjë rrezik për njerëzit, edhe pse krateri i tij Voragine, ka filluar ‘zgjimin’ që nga shtatori i vitit të shkuar.

Etna gjithashtu e njohur dhe si Muncibeddhu ndodhet në bregdetin lindorë të Sicilisë, në afërsi të Mesinës dhe Katanijës. Ajo mbetet një ndër vullkanet më aktive në botë, megjithatë sipas ekspertëve me kalimin e kohës vullkani do të shuhet.