TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Australia si çdo vend tjetër është izoluar nga shpërthimi i Covid-19, por në rrugët e boshatisura të qyteteve ka pasur disa lëvizje.Jo njerëz, mediat e huaja kanë shkruar se kafshët e egra kanë “pushtuar” rrugët e qyteteve.
Policia vendase ka publikuar në Twitter një video ku shihet një kangur duke vrapuar rrugëve të qytetit Adelaide.
Ashtu sikurse çdo vend tjetër në botë edhe në Australi koronavirusi ka pasur një përhapje të gjerë. Deri më tani në vend janë rregjistruar të paktën 70 viktima dhe 6,586 persona të infektuar me koronavirus që prej shpërthimit të virusit.
Ndërkohë në një krahasim me vendet e tjera të goditura nga virusi, Australia ka relativisht një nivel më të ulët të viktimave dhe të të infektuarëve.
Bilanci i koronavirusit në botë sa vjen dhe shtohet. 2.32 milion njerëz në mbarë botën janë infektuar nga COVID-19, ndërsa deri më tani pandemia ka shkaktuar të paktën 160 mijë viktima. Deri më tani vendi më i prekur në botë nga pandemia është Amerika, e cila shënon të paktën 734.846 raste të infektuarish dhe ka humbur deri më tani 38,779 jetë. Pas saj renditet Spanja me 191.726 ‘pozitivë’ dhe mbi 20 mijë viktima. Italia mban ende vendin e tretë me 175,925 raste dhe 23,227 të vdekur.