TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi ka ‘gjunjëzuar’ shtete të fuqishme ku numri i viktimave rritet ditë pas dite. Mes vendeve ku Covid-19 është përhapur gjendet edhe Tuqia. Deri më tani pavarësisht politikave të Presidentit Erdogan dhe optimizmit të tij se mund t’ia dalin në këtë luftë, virusi ka arritur të prekë deri më tani 4,000 persona në ditë.
Por pavarësisht numrit të lartë të të sëmurëve është parë që shkalla e vdekshmërisë është e ulët, gjë që lë shumë vend për dyshime, enigmë sesi është e mundur të ndodh kjo.
Sipas ministrit turk të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka deklaruar se shkalla e ulët e vdekshmërisë në Turqi, pak më shumë se 2%, vjen për shkak të kujdesit shëndetësor në vend dhe protokollit që është ndryshe nga vendet e tjera.
Ndër të tjera Koca ka thënë se ndryshe nga vendet e tjera, qasja e Turqisë për të luftuar koronavirusin është rreth gjurmimit të kontakteve në vend të testimit të përgjithshëm ose testimit pas shfaqjes së simptomave. Si edhe strukturat brenda spitaleve e kanë vonuar intubimin duke përdorur oksigjen me frekuencë të lartë për një periudhë më të gjatë kohore dhe sipas ministrit, rezultatet e mira kanë ndihmuar që pacienti të përmirësohet shpejt, pa pasur nevojë për intubim.
Mes shumë ilaçeve alternative në kurimin e Covid-19 edhe në Turqi është përdorur hidroksiklorokina, ilaç për malarian, dhe favipiravirin, një antiviral japonez, para se të aplikohej nga vendet e tjera.
Megjithëse ekspertët e shëndetësisë e kanë kundërshtuar përdorimin e ilaçit të malaries, për shkak të efekteve anësore, Dr. Nuri Aydin, presidenti i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Stambollit, tha se: Ne po mundohemi të shpëtojmë jetë. Përdorimi i ilaçit të malaries zvogëlon kohën që pacientët qëndrojnë në terapi intensive. Ende nuk ka ende prova të mjaftueshme për të botuar hulumtimet e tyre, por koha do të tregojë që rezultatet janë të vërteta.
Kujtojmë që Turqia nuk kishte asnjë të prekur nga Covid-19 deri në mes të marsit, duke i lënë asaj kohë të përgatitej, por faktor tjetër që kandikuar është edhe sistemi mjekësor me kapacitete të mjaftueshme.
Gjithashtu Tuqia në përgjigje të menjëhershme për Covid-19 zhvilloi programe për prodhimin dhe shpërndarjen e mjeteve të higjienës personale.
Masat që mori Turqia:
– Gjatë javës, qëndrimi në shtëpi është i detyruar vetëm për personat nën moshën 20-vjeçare dhe për ata mbi 65 vjeç. Të tjerët, janë teorikisht të lirë për të dalë, megjithëse disa biznese janë të mbyllur.
– Restorantet janë hapur, vetëm për shërbimeve delivery ose për t’i marrë porositë vetë.
– Maskat janë të detyrueshme në mjedise publike, si tregjet.
– Maskat shpërndahen falas në farmaci dhe për ata që nuk mund të dalin, u dërgohen në shtëpi.
– Nëpër shtëpitë e njerëzve në nevojë ose atyre që nuk mund të dalin, shkojnë vullnetarë dhe policë.
– Të moshuarit mund të telefonojnë ekipin e kujdesit nëse u nevojitet gjë.
Bilanci i koronavirusit në botë sa vjen dhe shtohet. 2.32 milion njerëz në mbarë botën janë infektuar nga COVID-19, ndërsa deri më tani pandemia ka shkaktuar të paktën 160 mijë viktima. Deri më tani vendi më i prekur në botë nga pandemia është Amerika, e cila shënon të paktën 734.846 raste të infektuarish dhe ka humbur deri më tani 38,779 jetë. Pas saj renditet Spanja me 191.726 ‘pozitivë’ dhe mbi 20 mijë viktima. Italia mban ende vendin e tretë me 175,925 raste dhe 23,227 të vdekur.
cnn