BOTA, 19 Prill 2020, 12:03

Veterani i ushtrisë britanike Tom Moore mbledh për bamirësi 23 milionë stërlina

Ai e filloi me qëllimin për të mbledhur 1000 stërlina në favor të sistemit shëndetësor, por përfundoi duke mbledhur më shumë se 23 milionë stërlina.

Veterani i ushtrisë britanike kapiteni Tom Moore është futur në vëmendjen e të gjithë Mbretërisë së Bashkuar dhe më gjerë me sfidën e tij bamirëse: duke përfunduar 100 xhiro rreth kopshtit të tij para 100 vjetorit që i mbush më 30 Prill, duke mbledhur fonde për mjekë dhe infermierë.

Ish veterani i Luftës të Dytë Botërore ka frymëzuar zemërgjerësinë e më shumë se 700,000 njerëzve duke arritur të mbledhë “një shumë fantastike parash”, siç e tha ai vetë në mikrofonat e BBC-së. “Ndihem mirë, shpresoj që edhe ju të ndjeheni mirë”, tha ai, duke përmbushur rrethin e 100 prej 25 metrash përpara një skuadre ushtarësh të dërguar për ta nderuar para shtëpisë.

“Për të gjithë ata njerëz që kanë vështirësi tani: dielli do të shkëlqejë përsëri mbi ju dhe retë do të ikin”, tha Moore nga kopshti i tij në Bedfordshire, duke treguar me krenari medaljet që i ishin dhënë për shërbim gjatë Luftës së Dytë bota./Burimi: BBC