TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1,553 raste të reja me Covid-19 në Indi. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë në vend.
Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në vend, ku sqaron se në 24 orët janë shënuar edhe 36 viktima të tjera duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 543.
Ndërkohë mes 17.615 të infektuarve 2.547 prej tyre janë shëruar plotësisht.
Qeveria ka thënë se do të ketë një lehtësim të rasteve në zonat jashtë zonës së bllokimit nga dita e sotme. Megjithatë, zonat e deklaruara si pikat e nxehta të koronavirusit do të vazhdojnë të përballen me kufizime të rrepta nga autoritetet.
Kryeministri Narendra Modi, javën e kaluar, kishte zgjatur bllokimin mbarëkombëtar deri në 3 maj.
Rreth 401.586 teste janë testuar që nga 19 prilli, sipas Këshillit Indian për Kërkime Mjekësore. Numri më i madh i rasteve raportohet nga shtetet Maharashtra dhe Gujarat, dhe territori i bashkimit të Delhi.
Maharashtra dhe Delhi janë shfaqur si vendet më të prekura nga pandemia e Covid-19.
Maharashtra raportoi 4,200 raste ndërsa në Delhi u shënuan të paktën 2,003 të infektuar.