AKTUALITET, 30 Mars 2018, 13:13

Pasuria e Adriatik Lallës, KPK dorëzon dosjen në Prokurorinë e Durrësit

Pasuria e Adriatik Lallës, KPK dorëzon dosjen në Prokurorinë

Dokumentat e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën, janë dorëzuar nga  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit te Prokuroria e Durrësit në 15 Mars.

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ai do të hetohet për veprën penale të pastrimit të parave.

Në kuadrin e hetimit ndaj ish-kryeprokurorit do të shqyrtohen nga ekspetët dhe deklaratat e pasurisë së Adriatik Llallës të bëra ndër vite, pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.

“Ju vëmë në dijeni se dosja e këtij subjekti, pas përfundimit të procedurave nga ana e KPK-së, i është vënë në dispozicion Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 15 Mars 2018, pas kërkesës nga ana e këtij organi”– njofton Komisioni i Pavarur i Kualifikimit .