TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pastrimi i parave është tema kryesore e diskutimit sot në Komisionin e Sigurisë, ku po raporton Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2017. Drejtori i këtij institucioni, Arlind Gjokutaj, deklaroi se gjatë 2017 janë referuar 401 raste të dyshuara për pastrim parash, janë lëshuar 52 urdhra bllokimi për 11.2 milionë euro dhe janë sekuestruar rreth 9 milionë euro.
“Viti 2017 ka qenë intensiv për institucionin tonë. Çështjet që meritojnë vëmendje: Vlerësimi nga komiteti Manival për pastrimin e parave. Jemi në një fazë të avancuar. Procesi përfshin institucione të rëndësishme, si BB, AMF, prokuroria, policia, Doganat, Tatimet, Ministria e Jashtme, etj. Para muajit korrikut do të kemi raportin, procesi është në vijim.
Bashkëpunimi me Prokurorinë, Policinë dhe SHISH. Ka elementë për të rregulluar. Kemi referuar 401 raste të dyshuara për pastrim parash. Gjatë viti 2017: 52 urdhra bllokimi për 11.2 milionë euro dhe janë sekuestruar rreth 9 milionë euro. Kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë me KPK, si dhe kemi shkëmbyer informacione me ndërkombëtarët në nivel Shërbimi Inteligjent”, tha Gjokutaj.