TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burreli është tronditur mbrëmjen e djeshme nga shpërthimi i një tritoli. Nga sa bëhet e ditur i është vendosur eksploziv një lokali.
Uniformat blu kanë bërë të ditur se lokali ishte në pronësi të një 35-vjecari, i cili e kishte marrë me qera dhe lënda plasëse është hedhur nga dritarja e tualetit të lokalit.
Ndërkohë për këtë ngjarje janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje.
Njoftimi i policise
Rreth orës 22.05 në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në një lokal në lagjen “Partizani” në qytetin e Burrelit. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku ka rezultuar se: Në lagjen ‘Partizani’, Burrel, në lokalin ‘Bar-Kafe’, të marrë me qera nga shtetasi S.L, 35 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se nga dritarja e tualetit të lokalit është hedhur një sasi lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer.
Nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për këtë ngjarje. Shërbimet e policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur disa pika kontrolli. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.