TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Masakra e ndodhur te bulevardi Zogu I në 2015 do të rigjykohet nga e para.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku mbetën të vdekur tre persona.
Krimet e Rënda kanë dërguar sot çështjen në Gjykatën e Tiranës, dhe e gjithë çështja do të rigjykohet.
Të akuzuarit për këtë ngjarje janë dy vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi, dhe një shtetas italian Salvatore Letizia.
Ata akuzohen nga Prokuroria për Krime të Rënda se kanë kryer veprime aktive në konfliktin e armatosur ku mbetën të vdekur Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.