TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej janarit, Prokuroria e Sarandës ka regjistruar procedim penal për veprat “falsifikim të dokumenteve” dhe “mashtrim”, në ngarkim të vëllait të një ndërtuesi, i cili duke qenë ortak me një ndërtues tjetër, i ka shitur edhe pjesën e apartamenteve që atij i takojnë.
E megjithatë, ende nuk është marrë asnjë vendin, pasi hetimet zgjaten vazhdimisht dhe ende nuk ka një përgjigje konkrete nga ana e Prokurorisë. Përmes dokumenteve të falsifikuara, tashmë të provuara edhe nga ekzaminimi i nënshkrimit dhe me ndihmën e noterit Thoma Kaçi, është bërë shitja e të gjitha apartamenteve në pallatin e ndërtuar në zonën kadastrale 8641, në Sarandë.
Vasil Qirko dhe Mentor Zhupaj, përfaqësuar nga Llambro Zhupaj, lidhën një kontratë sipërmarrjeje të ndërtimit të një pallati në qytetin e Sarandës. Sipas dakordësive në kontratë, palët ndanë edhe pjesët takuese në bazë të investimeve në këtë sipërmarrje. Por më pas, vëllezërit Mentor dhe Llambro Zhupaj arritën të shesin edhe pjesët që i takonin Vasil Qirkos në këtë pallat.
“Thënë troç, i vjedhin hapur apartamente dhe dyqane Vasil Qirkos. Bëhet fjalë për falsifikim dokumentesh më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal. Vjedhje me anë të mashtrimit me pasoja të rënda, parashikuar sipas nenit 143/2 të Kodit Penal. Si është versioni i vërtetë i ngjarjes?) Mentor dhe Llambro Zhupaj, së bashku me noterin Thoma Kaçi, me seli pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, falsifikojnë firmën e Vasil Qirkos dhe shesin apartamentet e dyqanet në këtë sipërmarrje mbi një kontratë në përputhje me ligjin të pjesës takuese të Vasil Qirkos.
Një dëm i madh ekonomik, social dhe psikologjik jo vetëm për Vasilin, por edhe për gjithë familjen Qirko. Kursimet e më shumë se 28 viteve u shkrinë brenda sekondave, u vodhën, u tjetërsuan”, shprehet avokati Arben Llangozi.
AVOKATI
Avokati Llangozi tregon se si Studio Ligjore “Jurisprudenca”, ka regjistruar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për këtë vjedhje që i është bërë klientit Valis Qirkos, më datë 13 janar 2017.
“Sipas procedurës, këtë çështje e mori prokurori Ilir Hoxha, i cili nisi hetimet për këtë ngjarje. Ndër të tjera, ky i fundit urdhëroi edhe kryerjen e ekspertizës së firmave që ishin falsifikuar në llogari të Vasil Qirkos në këto kontrata shit-blerjeje që ishin përpiluar dhe falsifikuar në zyrën e noterit Thoma Kaçi.
Raport-ekspertiza e firmave në këto kontrata doli që firma e Vasil Qirkos ishte falsifikuar nga noteri dhe Zhupajt. Në këto kushte, prokurori i çështjes, Ilir Hoxha, nuk nxori urdhërarreste për tri personat, të cilët në bashkëpunim vodhën djersën e 28 viteve të familjes Qirko, por ky prokuror po i heton në gjendje të lirë, totalisht në kundërshtim me ligjin.) Përse? Ndoshta është arsyeja se kanë në menaxhim lekët e Vasil Qirkos?) S’e di, vlerësojeni ju”, thotë avokati.
Nga ana tjetër, ai thotë se nuk kanë marrë ende një reagim nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me kërkesën që si studio ligjore kanë protokolluar në Ministrinë e Drejtësisë për licencën e noterit Thoma Kaçi, që, sipas tij, tanimë është e faktuar që ka falsifikuar me dhjetëra firma të Vasil Qirkos.
“Ky është vetingu në sistemin e drejtësisë, prokurori Ilir Hoxha, Ministria e Drejtësisë mbyll të dy, sytë e veshët bashkë me gojën, para kësaj maskarade ligjore.) Argumenti i vetëm që prokurori paraqiti në Gjykatë, e vërtetuar ligjërisht, falsifikimi dhe vjedhja e pasurisë së Vasil Qirkos nga tre shtetasit, Mentor dhe Llambro Zhupaj, bashkë me noterin e Sarandës, Thoma Kaçi dhe ky prokuror i lë akoma të lirë sikur s’ka ndodhur asgjë. Edhe pse kemi shkeljen e ligjit, pa profesionalizëm, pa asnjë lloj argumenti ligjor.)
Ky është ligji këtu?) A mund të fillojë vetingu nga këtu? A do investojmë të gjithë nga pak për të bërë këtë vend të sigurt për fëmijët tanë?) A duhet t’i japim Çezarit atë që i takon atij?) ) Ka mjaftueshëm prova dhe fakte të argumentuara logjikisht dhe ligjërisht për disa qytetarë, funksionarë deri edhe titullarë me ‘M’ të madhe të drejtësisë, ku institucionet ligjzbatuese në vend, veçanërisht institucionet e ristrukturuara dhe krijuara rishtazi, vetëm e vetëm për të futur drejtësinë shqiptare në shinat e normalitetit ligjor, të nisin kryesisht një hetim të thelluar në lidhje me këto dy raste konkrete.) Mos u ankoni pastaj për personat e korruptuar, të cilët po ju marrin gjithçka madje edhe jetën, kur vetë ju, o popull, nuk bëni asnjë gjë për t’i thënë stop, por vetëm rrini e shikoni”, shprehet avokati Arben Llangozi.
U provua falsifikimi, Prokuroria vendosi të zgjasë hetimet
Me një vendim të datës 31 tetor 2017, prokurori i Sarandës, Ilir Hoxha, zgjati afatet e hetimeve për çështjen penale nr.61, për procedimin e nisur ndaj shtetasit Llambro Zhupaj, për veprat penale “falsifikim i dokumenteve” dhe “mashtrim”. Sipas këtij vendimi thuhet se, nga tërësia e akteve procedurale, veprimeve hetimore të kryera, si dhe provave të administruara në fashikullin hetimor të këtij procedimi penal ka rezultuar se:
Nëpërmjet kontratës së sipërmarrje-investimit nr.4938, datë 14.08.2006, shtetasi Vasil Qirko ka arritur një marrëveshje me shtetasin Antigoni Vithkuqi, pronare e një pasurie të llojit truall, me sipërfaqe 1259 m2, e ndodhur në Lagjen nr.4, zona kadastrale 8641, Sarandë, regjistruar pranë ZVRPP Sarandë.
Nga studimi i përmbajtjes së kontratës së sipërmarrje-investimit, rezulton se Antigoni Vithkuqi, vinte në dispozicion të shtetasit Vasil Qirko truallin me sipërfaqen e lartpërmendur dhe në vijim do të përfitonte 8 milionë lekë, si dhe 200 m2 sipërfaqe ndërtimore nga objekti “godinë banimi dhe ambiente shërbimi e garazhe”, me sipërfaqe 637 m2, që do të realizohej mbi këtë truall nga ana e shtetasit Vasil Qirko.
Për ndërtimin e këtij objekti, shtetasi Vasil Qirko kishte siguruar më parë lejen e ndërtimit. Përfitimet e shtetases Antigoni Vithkuqi, tashmë, janë përfunduar. Në vijim, nëpërmjet kontratës së bashkëpunimit për investim të përbashkët në ndërtim objekti, shtetasi Vasil Qirko ka arritur një marrëveshje me shtetasin Mentor Zhupaj, për ndërtimin në mënyrë solidare të objektit, për të cilin shtetasi Vasil Qirko kishte arritur më parë marrëveshjen me Anigoni Vikthuqin.
Në kontratën e bashkëpunimit është përcaktuar se: sipërmarrësi, në cilësinë e investitorit, Vasil Qirko, nëpërmjet kësaj kontrate disponon vullnetin e tij që të pranojë si bashkë- investues në ½ pjesë të barabarta shtetasin Mentor Zhupaj, në të gjithë objektin. Nga sa palët kanë parashikuar në kontratën e bashkëpunimit, investimi do të realizohej nga të dy shtetasit Qirko e Zhupaj, në mënyrë ku secili prej tyre do të investonte 50%, si dhe fitimi, që do të rezultojë, do të ndahet në mënyrë të barabartë.
Pas nënshkrimit të kontratës, Mentor Zhupaj cakton si përfaqë- sues ligjor vëllanë e tij, Llambro Zhupaj, i cili pajiset me prokurë. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se ndërmjet Vasil Qirkos dhe Llambro Zhupajt e 20 qytetarëve janë lidhur kontrataporosi apo kontrata-shitjeje te noteri Thoma Kaçi, por firma e Qirkos ka rezultuar e falsifikuar.
PANORAMA