TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Burreli është tronditur mbrëmjen e djeshme nga shpërthimi i një tritoli, teksa një lokali i është vendosur eksploziv nga dritarja e tualetit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, përballë shkollës 9-vjeçare “31 Korriku”.
Sipas policisë lënda eksplozive është hedhur nga dritarja e tualeti të lokalit rreth orës 22:05, kur edhe ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale.
Në momentin e hedhjes së tritolit brenda ka qenë personi që e kishte marrë me qera lokalin, Selim Lika.
Sipas policisë së Matit, 35-vjeçari sapo ka ndjerë erën e fitilit zjarr përcjellës ka dalë menjëherë jashtë, duke i shpëtuar kështu atentatit.
Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm saqë ka shkatërruar gjithçka në lokal.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa deri tani janë marrë në pyetje 3 persona, kryesisht ata që kanë në pronësi lokalin dhe ata që e kishin me qira.