TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Goditja me e madhe LSI i vjen nga Devolli. Nëse deri tani kësaj force politike i janë larguar disa këshilltarë, nga Devolli vjen largimi i kryetarit të këshillit bashkiak duke sjellë kështu edhe krisjen më të madhe të kësaj force politike në këshillat bashkiakë.
Albert Lilo dhe tre këshilltarë të tjerë janë bashkuar me grupin e këshilltarëve të partisë socialiste që tashmë numëron 8 mandate duke kontrolluar tashmë këshillin prej 21 këshilltarësh. Kohët e fundit ka filluar një largim i madh i këshilltarëve të LSI-së drejt PS.
Siç duket, pasi kaloi nga qeveria në opozitë, LSI nuk është më e preferuar dhe po pëson largime të mëdha në rang këshilltarësh bashkiakë.