AKTUALITET, 25 Mars 2018, 22:27

Shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive në qytetin e Burrelit

Shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive në qytetin e

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë eksplozive ka tronditur qytetin e Burrelit disa minuta më parë.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Partizani” të qytetit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Për pasojë janë thyer edhe xhama të shumtë të pallateve e objekteve përreth duke terrorizuar banorët.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, përballë me shkollën “31 korriku”, dhe po heton për zbardhjen e plotë të saj.