AKTUALITET, 26 Mars 2018, 10:34

VIDEO/ Kapet një gomone me 500 kilogramë hashash, dy shqiptarë në pranga

Kapet gomonia me 500 kg kanabis në Itali dhe në pranga janë vënë dy shqiptarë 45 dhe 35 vjeçarë të cilët mendohet se po transportonin lëndën narkotike nga shqipëria në Itali.

Të arrestuarit janë  me inicialet S.K. 45 vjeç dhe S.F. 34 vjeç të cilët akuzohen për ‘Trafik ndërkombëtar të drogës’.

Gomonia u kap në brigjet italiane dhe nëse do të dilte në treg kjo sasi droge do të kapte vlerën e 5 milonë eurove

Gomonia është identifikuar nga roja bregdetare italiane reth orës 18.30 të pasdites së të shtunës.

Pas një tentative të skafistëve për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë italiane gomonia është ndaluar në brigjet e San Katlados

Në gomonen e gjatë 7 metra dhe e pajisur me dy motora prej 200 kv janë sekuesstruar rreth 500 kg marijaunë.

Hetimet e policsë italiane vazhdojnë për gjetjen e bashkëpunëtorëve të dy skasfistëve shqiptarë në territorin italian.