TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, analizoi sot se jemi në kushtet kur ka rënë shteti i së drejtës, mungojnë garancitë, mungojnë Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese. Sipas Mustafajt, kriza po thellohet, për shkak se asnjëra palë nuk po paraqet një platformë për zgjidhje, për daljen nga udhekryqi. Shkrimtari dhe publicisti tha se Rama dhe Basha duhej të kishin paraqitur platformat e tyre për të parë se ku mund të bashkohen ato.
Ndërkohë, Mustafaj bëri të ditur se ka pasur këto ditë shumë takime informale me ambasadorë të vendeve të BE këtu, dhe cështja që ka ngritur me ta, është se nëse shkohet kështu në zgjedhjet vendore, si do të jenë deklaratat e tyre: Që ishin zgjedhje të lira e të ndershme?!
Ky debat që po ndodh sot mes presidentit dhe qeverisë, sipas Mustafajt, i intereson Ramës pasi largon vemendjen nga thelbi i krizës. Që sipas tij, janë pakënaqësia e madhe ndaj qeverisë dhe kryesorja, çështja e votës së lirë.