TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit emocionet dhe mbresat, që ka përjetuar gjatë takimeve me banorët e Rozhajës.
Përmes një posti në rrjetin social “Facebook”, kreu i shtetit shqiptar ka pohuar se dashuria që përcjellin këta banorët për Flamurin Kombëtar janë tregues të prosperiteti.
Meta u ndal gjithashtu edhe tek bukuretë natyrore të kësaj zone.
“Kthehem nga Rozhaja me mbresat më të thella dhe jashtëzakonisht i lumtur pas takimeve me shqiptarët atje. Bukuritë përrallore të kësaj zone dhe dashuria e banorëve për trevat ku kanë lindur të parët e tyre, për gjuhën dhe Flamurin Kombëtar, besoj do t’i japin në të ardhmen edhe më shumë kuptim ëndrrave të Jeta dhe Elbenita Dacit, e fëmijëve të tjerë të Rozhajës.
Të gjithë ne duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen”, shkruan Presidenti Meta.