TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video, të premtimit të Edi Ramës në vitin 2013, se nuk do të prishë asnjë shtëpi pa leje.
“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – tha në vitin 2013 Rama.
Sot, kryedemokrati Basha shpjegon se Rama për të siguruar vjedhjen e 40 milionë eurove mohon vetveten. Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetëm dy dite me parë.
VIDEO:
Prej 21 ditësh, banorët e Unazës së Re protestojnë kundër prishjes së banesave, ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut. Shifra për ndërtimin e 2 km rrugë arrin 40 milion euro, një shumë që ka krijuar polemika dhe ka sjellë akuza nga opozita, se projekti është një vjedhje e qeverisë.
Procedurat e dyshimta të tenderit, kanë ngritur gjithashtu dyshime, se projekti favorizon oligarkët pranë qeverisë.
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/11/15/rindertimi-i-unazes-se-madhe-drama-e-banoreve-qe-po-mbeten-pa-shtepi-dhe-kompanite-e-dyshimta-qe-fituan-tenderin/
http://www.tpz.al/2018/11/23/skandali-projekti-i-unazes-u-konceptua-projektua-dhe-iniciua-nga-viktoria-invest-dhe-jo-qeveria/
/TPZ.AL/