AKTUALITET, 26 Nëntor 2018, 08:52

Francë, protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, arrestohen 101 persona

Francë, protesta kundër rritjes së çmimit të

Policia franceze ka arrestuar 101 protestues në Paris. Franca prej tre ditësh është përfshirë nga protestat për shkak se qeveria e Macron mori vendim për të rritur çmimin e naftës.

Protestuesit “jelekët e verdhë”, të cilët protestojnë taksën shtesë të vendosur nga qeveria për karburantet, zhvilluan protesta ditën e djeshme në Paris dhe në shumë qytete të tjerë. Policia kishte ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë ndaj protestuesve të cilët shkaktuan dëme në Champs-Elysees dhe nisën ngjarjet e dhunës dhe të cilët vendosën zjarre në disa vende.

Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe akteve të dhunës nga protestuesit policia ndërmori ndërhyrje të ashpra.

Sipas ministrit të Brendshëm francez Christophe Castaner në protestë ishin përfshirë rreth 106 mijë persona. TPZ.AL