TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një superparaqitje e Thomas Strakoshës përballë Milanit ka ndihmuar skuadrën e Lacios të merrte pikë ndaj kuqezinjve në “Olimpico”, edhe pse u desh një gol në shtesë që të vuloste barazimin përfundimtar 1-1.
Që në fillimin e ndeshjes, Strakosha tregoi të gjithë aftësitë e tij, kur në minutën e 15 bëri një mrekulli të mirëfilltë ndaj Çalhanoglu, i cili ishte i vetëm në zonë. Portieri arriti të devijonte instinktivisht në shtyllë gjuajtjen e turkut duke shpëtuar katërkëndorin e tij, pritje që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Një tjetër grushtim i shkëlqyer ndaj gjuajtjes së Borinit mbajti në garë përsëri Lacion në pjesën e dytë. Por gardianit shqiptar i desh të dorëzohej në minutën e 78 të sfidës, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Kesi gjuajti me forcë drejt portës së tij dhe një devijim i Uollas gënjeu Strakoshën i cili pa topin të përfundonte në rrjetë.
Lacio u hodh e tëra në sulm në kërkim të barazimit. Strakosha, për të përshpejtuar gjërat kreu rivënie anësore në mes të fushës. Topi në vijimin e aksionit shkoi te Korrea i cili me gjuajtjen e tij mposhti Donarumën dhe vulosi shifrat 1-1 që i mundësojnë Lacios të ruajë vendin e katërt në klasifikim që siguron Ligën e Kampioneve në sezonin ardhshëm.