TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish- futbollisti i famshëm mbeti pa automjetin luksoz, pikturat, televizorin dhe gjëra të tjera me vlerë
Futbollisti legjendar brazilian, Ronaldinho, ballafaqohet me probleme të mëdha financiare, ndërsa dje gjykata i konfiskoi asete të vlefshme.
Sipas mediave braziliane, pas përfundimit të karrierës së mrekullueshme, në jetën e futbollistit janë paraqitur një numër problemesh financiare, për çka tani është detyruar të udhëtojë nëpër botë me vëllain dhe agjentin e tij për të përfituar para duke xhiruar reklama.
Tani është paraqitur edhe një problem, pasi që Ronaldinho së bashku më vëllain kanë shkelur ligjin për shkak të ndërtimit të një objekti në hapësirën e mbrojtur.
Gjykata solli vendim për të gjobitur vëllezërit, por meqë Ronaldinho nuk pagoi gjobën, pasi që në llogari kishte vetëm 6 euro, atij iu konfiskuan asete të vlefshme.
Kështu ish- futbollisti i famshëm mbeti pa automjetin luksoz, pikturat, televizorin dhe gjëra të tjera me vlerë.
Po ashtu, prokuroria e shtetit kërkon të dëshmojë se Ronaldinho në fakt, në një mënyrë fsheh paratë për të mos paguar gjobën dhe se nuk është para falimentimit.