TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës Ajaks Boshnjaku, një nga të shpallurit në kërkim për ngjarjen në ish Bllok ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën në 4 tetor.
Ajaks Boshnjaku është vetëdorëzuar mbrëmjen e sotme në komisariatin Tiranës.
Ajaks Boshnjaku rezulton se ka pasur lidhje miqësore e Ervin Matës, partnerit të këngëtares së njohur Elvana Gjata.
Nga hetimet rezulton se ai ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.