TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sulejman Starova ka mendon se nuk do të ketë asnjëherë luhatje të mëdha në një kampionat si ky aktual në Superiore, pasi nuk ka diferenca të mëdha mes skuadrave. I ftuar në “Rubrika Sportive”, ai ka komentuar ngjarjet e këtyre ditëve, ku bie në sy edhe arrestimi i Alban Hoxhës.
“Nuk ka si të ketë parakalime të bujshme e as ka për të pasur. Luftohet në këtë gare, si të barabrtë si për trofe ashtu edhe për rënien, ekipet janë pak a shumë aty, javë për javë shihet se kush merr pikët ndaj rivalit.
E kisha parashikuar që Tirana do të merrte pikë. Ndërsa fitojnë të katër skuadrat që luftojnë për vendet UEFA. Kemi surprizën e javës, për meritë të Stavri Nicës, Kastrioti na lë të gjithë me gojë hapur, ka ndryshuar skuadrën në mënyrë drastike.
Alban Hoxha? Nuk ka shumë rëndësi nëse luan apo jo në derbi. Ngushëllimi është që gjeste të tilla i bëjnë lojtarë të mëdhenj në botë. Ndoshta edhe për faktin që nuk është aktivizuar në Vlorë, ndoshta e ka bërë nga hidhërimi. Problemi është që është kandidat i ekipi kombëtar dhe është kapiten i skuadrës. Është një problem i madh për të”, tha Starova.