AKTUALITET, 4 Prill 2019, 11:09

Pas Shkodrës dhe Fierit, të tjera ndryshime në Policinë e Shtetit (Emrat)

Pas Shkodrës dhe Fierit, të tjera ndryshime në Policinë e

Pas shkarkimit të drejtorit të policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, dhe ndryshimeve të tjera në disa qarqe të vendit, vala e lëvizjeve në Policinë e Shtetit pritet të vijojë edhe në disa prej komisariateve të tjera të vendit . Tpz.al ka mësuar se, janë firmosur disa ndryshime nga Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, në disa prej komisariateve të policisë. Kështu, burime bëjnë më dije se, Henigert Mitri do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Fierit. Mitri, më herët, ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit të Burrelit. Ndërsa Artur Selimi, nga shef komisariati në Fier, emërohet nëndrejtor për rendin në që Qarkun Vlorë. Gentian Berberi pritet të emërohet nëndrejtor i policisë së Vlorës. Në Durrës pritet të emërohet Arjan Doda, ndërsa në Tiranë, Edvin Ndreu emërohet nëndrejtor i policisë . Vala e ndryshimeve pritet të vijojë në Policinë e Shtetit. Ditën e djeshme, Ardi Veliu emëroi në krye te Policisë së Qarkut Fier, Andon Markon, dhe në qarkun e Gjirokastrës, Perlat Vatocin . Pak ditë më parë u emërua në krye të policisë së Qarkut Shkodër, Niko Brahimaj .

/TPZ.AL/

Lexo edhe:

http://www.tpz.al/2019/03/30/ekskluzive-shkodra-e-pushtuar-nga-bandat-pritet-shkarkimi-i-drejtorit-te-policise-vehbi-bushati/

http://www.tpz.al/2019/04/03/ardi-veliu-emeron-drejtorin-e-ri-te-policise-se-fieritemri/