AKTUALITET, 4 Prill 2019, 10:15

"Fast and Furios" në rrugët e Italisë, kapet “piloti” shqiptar me 450 kg drogë

"Fast and Furios" në rrugët e Italisë, kapet

Kalimi i makinave para tij me shpejtësi të lartë dhe ecja me zig-zag nga e majta në të djathtë në rrugën Famagosta, Milanos, çoi në arrestimin e një 26-vjeçari shqiptar në Itali.

Ai u ndalua nga policia dhe brenda makinës së tij Fiat Doblò u gjet një kafaz i mbyllur metalik.

Brenda tij ishin fshehur 11 çanta të zeza dhe secila prej tyre mbante pako me marijuanë me një peshë totale prej 240 kg.

26-vjeçari shqiptar që drejtonte makinën u arrestua nga policia. Ai banonte në Brindisi dhe nuk kishte dosje penale.

Makina nuk ishte në pronësi të tij. Por falë kapjes së makinës me drogë, policia bëri edhe një zbulim tjetër të madh.

Karabinierët gjetën një tjetër furgon, në një garazh të marrë me qira në rrugën Pestalozzi në Milano, ku brenda tij ndodheshin edhe 212 kg marijuanë, duke u sekuestruar në total 450 kg drogë.

Shqiptari gjatë marrjes në pyetje është shprehur se nuk e dinte që në automjet kishte drogë. Ai tha se kishte marrë fugonin në Lomazzo, me udhëzimin për t'ia dorëzuar një qytetari afrikano-verior në Piazza Miani.