AKTUALITET, 4 Prill 2019, 00:01

Ish-deputeti i Shkodrës-Lleshajt: Krimi të përshëndet nga Fieri me breshëri kallashnikovi

Ish-deputeti i Shkodrës-Lleshajt: Krimi të përshëndet nga

Pas vizitës së sotme të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj në Shkodër, e dyta në pak ditë, ka sjellë reagimin e ish deputetit të PD-së, Bardh Spahia.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahia e quan Lleshajn një ministër në ajër, duke shtuar se, krimi i lexon qartë prioritetet e tij.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë:

NJE MINISTER NE AJER

Sander Lleshaj ishte sot ne Shkoder per te "treguar" vemendje per qytetin e tronditur nga krimi, por disa ore me vone krimi e "pershendet" nga Fieri me bresheri kallashnikovi drejt nje biznesi e duke lene pas nje makine te djegur. Jane lajme shqetesuese qe tregojne se sa "ne ajer" eshte ministri i brendshem. I njejti minister qe paradite ne kuvend me ze e figure tregoi se ka prioritet mbrojtjen nga qytetaret qe protestojne ndaj shefit te tij, duke i quajtur madje "grupim parapolitik"! Edhe krimi i lexon qarte prioritetet e Sander Lleshajt e prandaj livadhis e sfidon shtetin. Sa kohe nuk merret me qeverine, as Sander Lleshaj nuk merret me te! #Turp#Paaftesi#MilitantizemIVerber