TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në autostradën zvicerane A1 në Oberbüren SG.
24-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte ndaluar në korsinë emergjente për të ndihmuar një person tjetër, i cili kishte pasur probleme me gomën e furgonit.
Sipas mediave zvicerane, një veturë i ka goditur të dy personat, gjatë mbrëmjes së djeshme, të cilët kishin ndaluar korsinë e emergjencës.
Policia ende nuk ka bërë të qartë se si ndodhi aksidenti, ndërsa ka nisur hetimet duke u bazuar edhe tek mbledhja e provave përgjatë kamerave në rrugë.