AKTUALITET, 4 Prill 2019, 00:04

PSG siguron finalen e Kupës, kalon pa problem në gjysmëfinale Nantën

PSG siguron finalen e Kupës, kalon pa problem në gjysmëfinale

Ekipi i PSG ka arritur mbrëmjen e sotme të kalojë mes sukses mbrëmjen e sotme në finalen e Kupës së Ligës ndërsa mposhtën me rezultatin 3-0, skuadrën e Nantës. Sa i përket ndeshjes, në pjesën e parë të lojës parisienët gjetën rrugën e avantazhit në minutën e 29 me anë të mesfushorit Verrati. Me këtë rezultat të dyja skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes ndërkohë që në pjesën e dytë skuadra kryeqytetase shfaqi supremacinë e saj në fushën e blertë.

Në fakt, golat mbërritën me vonesë duke lënë në ankth të pranishmit, teksa më parë në minutën e 66 Kilian Mbape humbi edhe një 11 metërsh, por më pas sulmuesi rregulloi shënjestër teksa mori përsipër një tjetër penallti dhe këtë herë nuk gaboi nga pika e bardhë. Për të vulosur përfundimisht rezultatin mendoi braziliani, Dani Alvesh që siguroi përfundimisht një vend për në finale.

Në finale PSG do të luajë ndaj Rene, teksa do të nisen si favorite absolute, megjithatë një finale nuk mund të parashikohet asnjëherë dhe suksesi nuk mund të merret i mirëqenë.