AKTUALITET, 3 Prill 2019, 23:54

Inter fiton me Ikardin, gol dhe asisit për sulmuesin

Inter fiton me Ikardin, gol dhe asisit për sulmuesin

Skuadra e Interit ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Xhenoas me rezultatin e thellë 0-4. Megjithatë, vëmendja më e madhe ishte te rikthimi i Ikardit me skuadrën zikaltër, ndërsa trajneri Spaleti vendosi ta hidhte në fushë nga minuta e parë.

Në fakt, sulmuesi nuk e zhgënjeu por ia ktheu besimin teknikut, ndërsa u duk sikur argjentinasi nuk kishte munguar kurrë dhe vazhdoi duke bërë atë çka di të bëjë më mirë. Ikardi shënoi golin e dytë të takimit, teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërkohë që më parë Interi kishte kaluar në avantazh falë golit të Galjardinit.

Megjithatë, ajo që u vlerësua më shumë se goli ishte asisiti për Perisiç, ndërsa në media kishin dalë zëra se marrëdhënie e të dyve kishte arritur fundin, por asisti dhe përqafimi treguan se të paktën për ekipin të dy futbollistët do të japin më të mirën. Më pas erdhi dhe goli i dytë nga Galjardini dhe goli i katërt i ndeshjes.

Ndërsa për t’u rikthyer edhe njëherë te Ikardi, vlen të theksohet se sulmuesi nuk u prit aspak mirë nga tifozeria zikaltër dhe pati kontestime të shumta, teksa nuk mungonin fërshëllimat sa herë Ikardi prekte topin.

Pas këtij suksesi, Interi hedh një hap të rëndësishëm drejt objektivit Champions, duke parë edhe ndalesat e rivalëve të Milanit dhe Lacios.

Ndalet Roma, në një barazim 2-2 në shtëpi ndaj Fiorentinës. Ishte ekipi vjollcë, që kaloi dy herë në avantazh me Pecelën e Gerson, por u barazua dy herë nga Zainolo dhe Peroti.

“Vetëvrasje” e Lacios, e cila u mund të transfertë nga Spali, me rezultatin 1-0. Teksa kishte mundësinë që të afrohej me zonën Champions, klubi kryeqytetas prish gjithçka. Andrea Petanja, i dha fitoren ekipit vendas, falë një penalltie në minutën e 89-të, ku Strakosha nuk mund të bënte asgjë.

Tashmë, është Atalanta që ngjitet në vendin e pestë me 48 pikë, por Lacio ka edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Me këtë kuotë pikësh edhe Torino, që po bën një ecuri fantastike. Klubi “granata” fitoi sërish ndaj Sampdorias, dhe shpreson për një vend në Europë.

Roma-Fiorentina 2-2

(Zaniolo 14′, Peroti 57′ / Pecela 12′, Gerson 51′)

Frosinone-Parma 3-2

(Pinamonti 13′, Valzania 47′, Ciofani pen. 90+13′ / Barila 18′, Ceravolo pen. 58′)

Xhenoa-Inter 0-4

( / Galjardini 15′, 81′ Ikardi pen. 40′, Perisiç 54′)

Spal-Lacio 1-0

(Petanja pen. 89′ / )

Torino-Sampdoria 2-1

(Beloti 34′, 46′ / Gabiadini 83′)