AKTUALITET, 1 September 2026, 23:04

Protesta/ Tensionohet situata te Komisariati nr. 3, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Pas protestës te Kryeministria, protestuesit janë zhvendosur pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku po mbahen disa prej personave të shoqëruar gjatë protestës.

Në total, mbi 10 persona janë shoqëruar nga Policia. Një pjesë e tyre po mbahen në Komisariatin nr. 1, ndërsa të tjerët në Komisariatin nr. 3.

Protestuesit janë mbledhur përpara Komisariatit nr. 3 në mbështetje të personave të shoqëruar, ndërsa situata është tensionuar dhe ka pasur përplasje mes tyre dhe forcave të Policisë.

Protestuesit vijojnë qëndresën para ambienteve të komisariatit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.