AKTUALITET, 1 September 2026, 20:37

Përplasje mes policisë dhe protestuesve, efektivët tentojnë t’i largojnë nga Kryeministria! Shoqërohet një person

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, pasi Policia ka ndërhyrë duke shtyrë protestuesit, të cilët kishin bllokuar hyrjen e godinës qeveritare.

Situata është tensionuar teksa protestuesit kanë vijuar grumbullimin dhe qëndrimin përpara Kryeministrisë, ndërsa brenda godinës ndodhet kryeministri Edi Rama.

Forca të shumta policie janë vendosur në vijën e parë para godinës, ndërsa në terren janë angazhuar edhe efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve, një person është shoqëruar.

Situata vijon të monitorohet, ndërsa forcat e Policisë së Shtetit mbeten të pozicionuara para Kryeministrisë.