AKTUALITET, 1 September 2026, 21:54

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga Kryeministria dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas tensioneve dhe përplasjeve të shënuara në pjesën anësore të Kryeministrisë, protestuesit janë bashkuar me pjesën tjetër të qytetarëve që ndodheshin në bulevard, për të nisur marshimin e përnatshëm.

Mbrëmjen e sotme situata u tensionua pasi një pjesë e protestuesve tentuan të futen në godinën e Kryeministrisë.

Në një moment, situata u përshkallëzua, duke sjellë përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Ndërkohë, gjatë protestës janë shoqëruar 10 persona nga ana e Policisë.