AKTUALITET, 1 September 2026, 21:39

Protesta para Kryeministrisë/ Shoqërohet Dritan Goxhaj, në polici edhe dy persona të tjerë

Një nga organizatorët e protestës, Dritan Goxhaj, është shoqëruar në polici pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë.

Shoqërimi i Goxhajt është bërë pas tensioneve mes protestuesve, të cilët kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, dhe forcave të rendit të dislokuara në zonë.

Gjatë përplasjeve janë shoqëruar edhe persona të tjerë, mes tyre Arvina Lleshi dhe Kujtim Gjini.

Prej më shumë se një ore vijojnë tensionet dhe përplasjet mes Policisë dhe protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë tentuar të hyjnë brenda godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë dhe kanë vijuar qëndrimin e tyre para Kryeministrisë.Protestuesit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa bllokimin e hyrjeve të Kryeministrisë e kanë konsideruar pjesë të aksionit të tyre të mosbindjes civile.