LIFESTYLE, 9 Janar 2018, 17:59

Pas përfundmimit të ‘C’est la vie’, zbulohet emisioni i ri që do prezantojë Marina Vjollca

Pas përfundmimit të ‘C’est la vie’, zbulohet

Vetëm dy ditë më parë, programi “C’est la vie” në televizionin ‘Klan” uli siparin me një mbrëmje finale spektakolare, ku fitues u shpall dyshja Kristi Karkanaqe dhe Lind Islami.

Por nëse menduat se do t’ju merrte malli për prezencën e moderatores Marina Vjollca në ekran, atëherë nuk duhet të shqetësoheni.

Vjollca për pak muaj do t’i rikththet sërish moderimit, në një emision që po pritet me padurim.

Bëhet fjalë për emisionin “Ferma”, që siç është bërë e ditur më parë, pritet të fillojë këtë vit në ekranin e televizionit “Klan”.

Në emisionin në fjalë që do të jetë në formën e reality show-t, personazhe VIP do të jetojnë në një femrë dhe në përdishmërinë e tyre, do të kujdesen për kafshët dhe do të bëjnë të gjitha punët që bëjnë femrerët. Xing.al