TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi u kritikua se nuk kishte një fytyrë perfekte, kur u shfaq në 75-vjetorin e Golden Globe Awards mbrëmjen e së dielës, supermodelja Kendall Jenner ka reaguar në rrjetet sociale.
Disa nga fansat, filluan duke e tallur pasi fytyra e saj ishte me akne, por 22-vjeçarja ka dhënë një mesazh për të gjithë.
Ylli i pasarelave në një postim në Twitter shkruajti: “Kurrë mos i lejoni aknet që t’ju ndalojnë.”
Ajo gjithashtu publikoi një koment të një fansi të saj që e mbështeste.
“Kendall Jenner është duke treguar fytyrën e saj me akne ndërkohë, duket një yll mahnitës, kjo është ajo çfarë duhet të kuptojë çdo vajzë.”
Kendall, e cila ka qenë e hapur në lidhje me përpjekjet e saj për të hequr aknet, ka goditur në tapetin e kuq pavarësisht akneve të dukshme në fytyrë.
[gallery ids="53174,53172,53178,53176,53175,53173,53170,53169,53167,53166,53164,53163,53162"]