LIFESTYLE, 9 Janar 2018, 13:41

Ja çfarë shkakton në stomak kafja esëll!

Ja çfarë shkakton në stomak kafja esëll!

Sipas dietologes Roliona Naço, konsumimi i kafes me stomakun bosh:

1) Stimulon prodhimin e aciditetit në stomak duke shkaktuar fryrje dhe shfaqjen e gastritit.

2) Ndihmon në uljen e insulinës dhe stimulon prodhimin e kortizolit (hormoni i cili ruan nivelin e sheqerit në gjak dhe ndërkohë ul djegiet metabolike).

3) Vakti i radhës është venë re nga studimet, që është më i pasur në vlera kalorie por dhe shumë më i pasur në karbohidrate, yndyrë.

Shumica më pas pëlqejnë të konsumojnë briosh, kek, biskota etj.

Çfarë këshillon dietologia?

Mund të pini 1 gotë çaj (mali, jeshile, hibiskus etj), më pas konsumoni mëngjesin tuaj dhe kafen mund ta shijoni pak më vonë.