TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ai u shpall si “Personazhi i Vitit” për 2017 mes shumë emrave në sondazhin e organizuar nga Top Channel. E kemi fjalën për Arbër Hajdarin.
I ftuar në Wake Up, Arbëri teksa foli për gjithë veprimtarinë e “Fundjavës Ndryshe”, organizatës që ai drejton, rrëfeu edhe një anë të jetës personale. “Nuk jam i zënë, nuk kam dikë. Por vajza që dua të kem në krah duhet të ketë ndjenjën e vullnetarizmit. Pasi kjo duhet të jetë një nga gjërat që do të na bashkojë”, tha Arbëri.
Ai konsiderohet një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar, pasi nëpërmjet “Fundjavës Ndryshe” ai ka arritur së bashku më mijëra vullnetarë të ndryshojë jetën e shumë familjeve të varfëra në Shqipëri.