TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse keni probleme me dhëmbët, shkencëtarët kanë gjetur zgjidhjen për ju.
Pastat e zakonshme për dhëmbë të ndjeshëm, nuk kanë efekte afatgjata.
Formula e re me baze çajin jeshil, mund të lehtësojë dhe të parandalojë dhimbjet. Erozioni është shkaku i zakonshëm i dhimbjes ose problemeve të ndryshme të dhëmbëve.
Shumë njerëz kanë ndjeshmëri ndaj pijeve të nxehta ose të ftohta. Tani shkencëtarët kanë shpikur një pastë të re, të bërë me ekstrakt nga çaji jeshil, që mund të zgjidhë këtë problem dhe të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve.
Cui Huang nga Universiteti i Wuhan në Kinë dhe kolegët e tij, donin të trajtonin ndjeshmërinë dhe të luftonin bakteret në të njëjtën kohë, prandaj erdhen me këtë produkt.
Komponimet e çajit të gjelbër, sipas Dr. Tim Bond nga grupi shëndetësor “The Tea Advisory Panel”, veprojnë si një freski natyrore për frymëmarrjen.
“Është e njohur se çaji jeshil ka një numër përfitimesh për higjienën dentare dhe orale. Ekstraktet e çajit jeshil ndalojnë depërtimin e materialeve që përmbajnë sheqer në dhëmbë, duke ndaluar kështu dhe prodhimin e acideve, që përshpejtojnë erozionin e sipërfaqes së dhëmbit”, - tha ai.