LIFESTYLE, 9 Janar 2018, 12:22

U martua pa bërë zë, "Noçja" e Big Brother prezanton bashkëshortin

U martua pa bërë zë, "Noçja" e Big Brother

Najada Konomi është një ndër banoret që mbahet mend nga "Big Brother 1" edhe për shkak të shqiponjës që ajo kishte tatuazh në gjoks.

E njohur si "Noçja", vajza nga Fieri theu tabutë e ekranit me çiltërsinë dhe buzëqeshjen që nuk i mbaroi kurrë.

Najada, e cila është edhe piktore ka nisur tashmë një jetë të re në Itali.

Vetëm pak kohë më parë, bukuroshja bionde ka treguar me një unazë se është martuar, duke ndryshuar statusin e saj në Instagram. Por së fundmi ajo ka prezantuar edhe bashkëshortin.

Partneri i saj quhet Fation Ibishi, një zeshkan që me sa duket i ka fituar zemrën ish-banores së Big Brother.

Në një foto të fundit të publikuar me të, Najada shkruan:

Marrëdhënia ideale ka të bëjë me dy gjëra, e para, të gjesh ngjashmërinë, e dyta, të respektosh ndryshimet."

E duket se çifti ka arritur që të gjejë balancën, përderisa kanë vendosur të marrin një hap të tillë në jetën e tyre.

[gallery ids="53081,53080,53079,53078,53082"]