LIFESTYLE, 9 Janar 2018, 13:43

Xhesika Berberi nuk njeh as veten pas këtij ndryshimi në “look”

Modelja simpatike shqiptare, Xhesika Berberi ka nisur Vitin e Ri me një ndryshim drastik në pamjen e saj.

Xhesika shquhet për bukurinë natyrale dhe format perfekte trupore. Ajo është komentuar për shkak të ngjashmërisë së madhe me modelen e njohur, Gigi Hadid.

Por me ndryshimin e fundit, tashmë do të arrini të dalloni se kush është Gigi dhe kush është Xhesika. Modelja ka publikuar një fotografi përmes së cilës tregon modelin e ri të flokëve.

Më të shkurtra se zakonisht, dhe me fije të zeza Xhesika shfaqet me një “look” ndryshe, gati-gati brune.

“Kush është kjo”, pyet Xhesika, e cila nuk njihet pas këtij ndryshimi.