LIFESTYLE, 18 Nëntor 2017, 15:52

Pas një shkëputje, Luiz Ejlli i rikthehet muzikës

Pas një shkëputje, Luiz Ejlli i rikthehet muzikës

Ai njihet si këngëtari i sukseseve dhe gjithkush do të kishte vënë bast se karriera e tij do të ishte e gjatë dhe e pandërprerë. Por pikërisht atëherë kur priteshin risi, Luiz Ejlli vendosi që të largohet nga muzika.

Këngëtari që doli i dyti te “Ethet”, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion dhe që këndoi hitin “Sa e shite zemrën”, u largua nga skena në një mënyrë të papritur.

Por ka një lajm të mirë, Luizi po rikthehet, ai është pjesë e Festivalit të fundvitit në RTSH. /Panorama