LIFESTYLE, 18 Nëntor 2017, 11:42

Xhensila darkon me Besin, ja si duket këngëtarja pa grim!

Ajo është padyshim një prej vajzave më të bukura të showbiz-it shqiptar dhe të gjithë e kanë ende të freskët imazhin e saj prej princeshe në ditën e dasmës.

Mirëpo duket se Xhensila Myrtezaj nuk ka nevojë të grimohet për të ruajtur këtë status. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka darkuar me partnerin e saj, Bes  Kallakun dhe siç shihet nga fotoja e postuar nga aktori në Instgaram, Xhensila është e pa grimuar.

Me flokë të mbledhur dhe e veshur me një golf ngjyrë bezhë, këngëtarja duket tërësisht e thjeshtë, por jo më pak e bukur nga ç’jemi mësuar ta shohim edhe në skenë.