LIFESTYLE, 17 Nëntor 2017, 22:05

Këngëtarja shqiptare konkurron në 'The Voice of Germany'

Këngëtarja shqiptare konkurron në 'The Voice of

Pak ditë më parë i mahniti të gjithë me veshjen në "MTV EMA Awards" ku u shfaq me robdeshambër e peshqir në kokë, ndërsa këtë herë Rita Ora i habit të gjithë duke u shfaqur në skenën e "The Voice of Germany".

Të gjithë janë mësuar ta shohin të ulur në kolltukun e kuq e të vlerësojë ajo konkurrentët, por mbrëmjen e djeshme këngëtarja shqiptare i ka surprizuar të gjithë duke dalë vetë në skenë si konkurrente. Rita këndoi "Your song" teksa trajnerët dyshuan në fillim kur i dëgjuan zërin e më pas të gjithë shtypën butonin duke u kthyer. Ata u mahnitën kur panë Rita Orën e cila ishte e ftuara speciale e mbrëmjes dhe jo një konkurrente. [gallery ids="21932,21933,21931,21930,21929,21926,21927,21925"]