TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej disa muajsh, reperi i famshmë shqiptar Big Basta ka lënë Shqipërinë për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke lënë kështu në Shqipëri bashkëshorten e tij, këngëtaren Vesa Luma dhe djalin e tyre Lian.
Si pasojë e këtij largimi, kanë nisur edhe zërat se mund të ketë probleme mes dy artistëve e madje edhe një ndarje të mundshme. Por në lidhje me këtë çështje, më në fund ka folur vetë Vesa. Në një emision në “Glam Radio” këngëtarja është pyetur nga moderatori i njohur Alaudin Hamiti, të cilit i është përgjigjur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Ajo u shpreh se ata janë larg prej disa kohësh por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër. Sakaq, nga postimet e të dyve është kuptuar se me shumë gjasa, së shpejti e gjithë familja do të zhvendoset në SHBA. [gallery ids="21854,21855,21856,21857,21858,21859,21860"]