LIFESTYLE, 17 Nëntor 2017, 14:10

Dua Lipa vesh të dashurin me bluzën e saj

Thuajse të gjitha vajzat, kanë bërë të dashurin që të vesh rrobat e saj, vetëm e vetëm që të shkrihen së qeshuri me ta.

E duke pasur parasysh tiparet fizike të djemve, krahasuar me ato të vajzave, janë pamja perfekte për të qeshur për disa minuta.

Këtë gjë ka bërë edhe Dua Lipa me të dashurin e saj, Paul Klein. Dyshja që ndodhet në Argjentinë në vazhdën e koncerteve, po kalojnë momente të bukura bashkë dhe këtë pjesë të kohës së tyre, Dua e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Madje, këngëtarja i ka bërë fotot Klein duke mbajtur të veshur buzën e saj, e cila i rrinte si mos më keq.