LIFESTYLE, 18 Nëntor 2017, 15:23

"Martesa" me Albi Nakon, flet më në fund Hueyda El Saied

Pasi u kthye në Shqipëri për një fushatë bamirësie, artistja e njohur Hueyda El Saied pushtoi mediat së pari me lajmin e ndarjes së saj nga partneri dhe më pas me atë të “martesës” me koreografin Albi Nako.

Lajmi i martesës u përhap një ditë më parë pas një fotoje të postuar nga Hueyda, në të cilën pyeste se si dukeshin dëshmitarët e tyre të martesës.

Por të gjithë rrëmujën ajo e ka sqaruar gjatë ditës së sotme, nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Të nderuar miq gazetarë të shtypit rozë, ju lutem qetësohuni ! Unë e di që ju e doni fort Albin si dhe vdisni të kërceni Napolonin apo Pogonishten. Ju siguroj që kur të martohet do të jem dëshmimtarja e dasmës së shokut tim të ngushtë e do të kërcej e këndoj pareshtur... Fundjavë të këndshme!”-u shpreh El Saied, duke u dhënë fund thashethemeve.