LIFESTYLE, 17 Nëntor 2017, 11:29

Silvester Stallone akuzohet për abuzim seksual nga fansja e tij

Silvester Stallone akuzohet për abuzim seksual nga fansja e tij

Silvester Stallone është akuzuar për abuzim seksual nga një fanse 16-vjeçe, e cila pretendon se aktori dhe truproja e tij, e kanë sulmuar seksualisht në vitin 1986 ndërsa po filmonte një film.

Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet e ditur, u ka thënë autoriteteve se ishte detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale me Silvester dhe truprojën e tij, Michael ‘Mike’ De Luca në hotelin Hilton në Las Vegas.

Në raportin e publikuar nga Daily Mail, adoleshenjta ka pohuar se ata të dy e kishin detyruar që të kryente seks oral.

Aktori, i cili në atë periudhë ishte vetëm 41-vjeç, i ka mohuar të gjitha akuzat.

“Kjo është një histori qesharake, kategorikisht e rreme,”-tha Michelle Bega, një zëdhënëse për yllin e ‘Rocky’. “Askush nuk ka qenë në dijeni të kësaj historie deri sa u botua, përfshirë edhe Stalone. Ai nuk është kontaktuar asnjëherë nga ndonjë autoritet.”

[gallery ids="21610,21608,21611,21612,21613,21614,21615,21617,21618,21619,21620,21621,21622,21623,21628,21627,21626,21625,21624"]