TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pa kaluar disa ditë nga ndarja e bujshme e moderatores Nevina Shtylla me juristin Arbër Myftaraj, vetë bukuroshja na ka dhënë “udhëzime” se si do e donte partnerin e ri. E pyetur në Instastory nëse do të lidhej me një djalë që nuk është i pasur, ajo thotë se kryesorja për të nuk është pasuria por ambicia. “Do e zgjidhje një partner që nuk është mirë nga gjendja ekonomike?”,-pyet ndjekësi Nevinën
“Do zgjidhja një partner ambicioz. Do isha e bindur që do mund të kalonim çdo vështirësi. Po nuk pati synime për veten e vet, as pres të ketë për mua apo për marrëdhënien dhe të ardhmen tonë”, përgjigjet Nevina, duke mos pranuar ose mohuar nëse e do partnerin në gjendje të mirë financiare ose jo.
Prandaj, ja e lexuat, të gjithë djemtë ambiciozë përvishni mëngët se tashmë e dini sesi i preferon meshkujt Nevina.
A është ky një thumb për Arbërin? Këtë mbetet t’a shohim në vijim… Vetë Nevina njoftoi ndarjen disa ditë më parë në emisionin ‘E diell’, ku tha se nuk është më çift. Të dy kishin vite lidhje bashkë dhe ndarja erdhi e beftë, por mesa duket moderatorja e ka hedhur gjithçka pas krahëve dhe vijon jetën e saj mes ekranit dhe Instagramit, që është “tempulli” ku falen të gjithë personazhet shqiptarë nga mëngjesi i njërës ditë tek tjetri.