AKTUALITET, 11 Qershor 2020, 19:47

Pas largimit të Dvoranit, Vitore Tusha merr drejtimin e KED-së

Pas largimit të Dvoranit, Vitore Tusha merr drejtimin e KED-së

Me largimin e Ardian Dvoranit, si kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të mos e lërë pa drejtues, njërin prej institucioneve më të rëndësishme në drejtësi.

Vitore Tusha do të drejtojë tashmë KED-në. Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese do të jetë në krye të KED deri në hedhjen e shortit për kreun e ri të Emërimeve në Drejtësi.

KLGJ vendosi sot mbarimin e mandatit të Ardian Dvroranit si anëtar i Gjykatës së Lartë, me 6 vota pro dhe 3 kundër. Dvoranit i është propozuar një vend në Gjykatën e Apelit.